Amazon Prime Video rikthehet në Kosovë pas angazhimit të Odës Ekonomike Amerikane

- Advertisement -

Shërbimi i transmetimit Amazon Prime Video është sërish i qasshëm për përdoruesit në Kosovë, pas një periudhe më shumë se njëvjeçare gjatë së cilës platforma nuk ishte e disponueshme.

Ky zhvillim vjen pas përpjekjeve të vazhdueshme të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, e cila është angazhuar për të mundësuar rikthimin e këtij shërbimi si pjesë e iniciativave për forcimin e sovranitetit digjital të Kosovës dhe përmirësimin e qasjes së qytetarëve në shërbime globale online.

Sipas njoftimit OEAK-së, gjatë kësaj periudhe Oda ka bashkëpunuar ngushtë me Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës dhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, me qëllim që qytetarët e Kosovës të kenë qasje të barabartë në platforma dhe shërbime digjitale ndërkombëtare.

“Rikthimi i Amazon Prime Video konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes së plotë të Kosovës në ekosistemin global digjital, duke u mundësuar përdoruesve në vend të shfrytëzojnë një nga platformat më të mëdha të transmetimit të filmave dhe serialeve në botë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit