6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Alves do të marrë mbi 1 mln euro nga thesari spanjoll, paratë mund të përdoren për tē orkestruar lirimin nga burgu

- Advertisement -

Në fillim të kësaj jave, Dani Alves u dënua për sulm seksual me katër vjet e gjysmë burg.

Braziliani ka qenë në burg që nga arrestimi i tij në janar të vitit 2023, për një incident që ndodhi një muaj më herët, shkruan Express.

Ekipi ligjor i Alvesit ka njoftuar tashmë se ata do të apelojnë vendimin dhe tani mund të ketë një kthesë në këtë rast.

Siç ka raportuar “La Vanguardia”, 40-vjeçari ka fituar një çështje të mëparshme mbi pagesat e supozuara ndaj një agjenti të FIFA-s, dhe kjo do ta kompensojë atë me 1.2 milionë euro nga thesari spanjoll, si dëmshpërblim.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës shpreson që këto mjete të mund të përdoren për organizimin e lirimit të tij të përkohshëm, i cili do të jetë deri në marrjen e vendimit për ankesën e tij.

Një pjesë e këtyre parave mund të përdoret si garanci për të treguar se ai nuk do të largohet jashtë vendit gjatë kësaj periudhe lirimi me kusht.

Por, duhet deklaruat se ish-shoku i qelisë së Alvesit, kishte thënë se “ai do të largohej nga Spanja dhe nuk do të kthehej më në rast se do të lirohej përkohësisht nga burgu”.

Gjithsesi, nuk dihet ende nëse kjo mund të luajë një rol në vendimin e gjykatës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit