Sulmuesi Alvaro Morata pritet t’i bashkohet AC Milanit pasi të përfundojë finalja e Kampionatit Evropian “Euro 2024”, pavarësisht që spanjolli ende nuk ka arritur marrëveshje personale me “Rossonerët”.
Gazeta italiane raporton se Milani është gati të paguajë klauzolën e lirimit të spanjollit, që vlen 13 milionë euro.
Milan thuhet se i ka ofruar Moratas një kontratë trevjeçare, ku do të fitojë rreth 4 milionë euro për sezon plus bonuset, mirëpo ky i fundit ka kërkuar pagë prej 5 milionë euro.
Sidoqoftë, ka optimizëm të madh që Morata do t’i ndryshojë kërkesat dhe t’i bashkohet Milanit ngase ish futbollisti Zlatan Ibrahimovic e ka bindur lojtarin se është zgjedhja e duhur për të kaluar në “San Siro”.
Më herët këtë javë, Morata tha se ishte më i lumtur jashtë Spanjës sidomos në Itali, ku kaloi disa vite mahnitëse sa ishte pjesë e Juventusit.
Morata megjithatë mbetet i fokusuar te Spanja, që arritën deri në finale të “Euro 2024”, duke rrëzuar Francën me fitore të ngushtë 2:1.
Fatkeqësisht lojtari u lëndua pas ndeshjes, me një sigurim që e goditi aksidentalisht mirëpo Morata konfirmoi se u ndje mirë në mëngjes.