Modelja shqiptare, Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, festojnë sot shtatë vjetorin e martesës.
Ka qenë Almeda ajo e cila ka postuar një video me bashkëshortin e saj duke vallëzuar bashkë.
“Gëzuar përvjetorin zemra ime. Të dua”, shkroi modelja.
Almeda dhe Tolgahan jetojnë tash e një kohë të gjatë në Turqi dhe kanë dy fëmijë bashkë.