8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Allen vlerëson përkushtimin e Osmanit, kërkon më shumë bashkëpunim me qeverinë

- Advertisement -

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabeth Allen, ka folur mbi takimet e mbajtura të dielën me presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Allen tha në Rubikon të Klan Kosovës se takimet pasqyruan partneritetin dhe miqësinë që Shtetet e Bashkuara kanë me popullin e Kosovës.

“Biseduam se si një nga pikat më të forta të partneritetit tonë është partneriteti mes njerëzve tanë dhe si të përqendrohemi në ndërtimin e atyre lidhjeve, ndërtimin e atij mirëkuptimi të ndërsjellë mes njerëzve tanë për të ndërtuar të ardhmen e përbashkët që duam të shohim”, tha Allen.

Nënsekretarja tha se e vlerëson përkushtimin e presidentes Osmani ndaj marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërkaq takimin me kryeministrin Kurti e cilësoi si konstruktiv, por shtoi se Shtetet e Bashkuara kanë shqetësime lidhur me politikat e fundit të ekzekutivit.

“Siç e dini, e vlerësoj shumë përkushtimin e presidentes Osmani ndaj marrëdhënieve ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës. Ne nënshkruam një marrëveshje të mirëkuptimit për dezinformimin dhe folëm në veçanti për mënyrat për të rritur programet me të rinjtë dhe gratë. Me të vërtetë e vlerësoj shumë atë takim. Ngjashëm, edhe me kryeministrin Kurti diskutuam në mënyrë shumë konstruktive dhe theksova sërish se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ardhmen e Kosovës në komunitetin euroatlantik. Po ashtu, i shpreha disa shqetësime për disa nga zgjedhjet e fundit të politikave të kësaj qeverie dhe kërkuam rritje të bashkëpunimit. Ne, si Shtete të Bashkuara, duam të jemi në gjendje të vazhdojmë të avokojmë në mënyrë efektive për Kosovën dhe integrimin e saj në bashkësinë ndërkombëtare dhe për ta bërë këtë ne kërkojmë më shumë bashkëpunim”, tha Allen në Rubikon të Klan Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit