Avokati Amer Alija, ka thënë se themelimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës ka ardhur si rezultat i presionit ndërkombëtar.
Alija tha se Kosova duhet të kërkojë që në këtë gjykatë të respektohen të drejtat e të gjitha palëve dhe që procesi të jetë transparent.
Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë mund të krijohet besimi te vendimet që merr Gjykata Speciale.
“Themelimi i Dhomave të Specializuara ka ardhur prej një presioni ndërkombëtar. Kosova duhet të kërkojë që të respektohen të drejtat e palëve, që të kemi një gjykatë transparente, që të gjithë të binden lidhur me vendimet që i ka marrë gjykata”, tha Alija në emisionin Click të RTV21.






