Sulmuesi 23-vjeçar i Rapid Bukureshtit, Albion Rrahmani ka shënuar golin e 15-të sezonal në Rumani.
Rrahmani arriti të shënonte ‘golin e nderit’ në minutën e 81’të, pasi ekipi i tij po mposhtet me rezultat 1-4 nga ekipi i Cluj.
Rrahamni ka arritur që në 18 ndeshje të shënojë 15 gola.
Ndryshe, Rapidi kërkon ta shes sulmuesin kosovar për 8 milionë euro, të cilin e bleu vitin e kaluar nga Ballkani për 600 mijë euro.