6.6 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Albin Kurti paradite zgërdhihet me Martin Berishajn, në mbrëmje tenton ta fsheh (Foto)

- Advertisement -
Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin sot ka qenë nikoqire e Forumit Ekonomik Kosovë – Kroaci.

Në këtë ngjarje të rëndësishme për vendin tonë i pranishëm ishte edhe miku i Kurtit, ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj. Emri i Martin Berishajt tashmë është viral gjithandej Ballkanit Perëndimor për dyshimet që është përfshirë në afera korruptive duke nisur nga Serbia, Sllovenia, Mali i Zi dhe Kosova.

Edhe pse faktet për Berishajn janë të forta, Kurti vazhdon ta mbrojë ambasadorin e tij, me arsyetimin se asgjë nuk është provuar deri më tash për përfshirjen e tij, transmeton Demokracia.

Mirëpo, Kurti ka zgjedhur ta “shkarkojë” sot Martin Berishajn të paktën nga fotografitë që i ka publikuar në llogarinë e tij në facebook ku ka shkruar për Forumin Ekonomik Kosovë-Kroaci.

Në postimin e para një ore, në asnjërën fotografi të Kurtit nuk shihet Berishaj, i cili sot gjatë ditës u pa afër kryeministrit si dikur kur ishin në opozitë.

“Jemi dy vende të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, politikisht, historikisht, por edhe gjeografikisht. Andaj, ka ardhur koha që të forcojmë po ashtu edhe lidhjet tona ekonomike. Bazuar në trendet e shkëmbimeve tona tregtare gjatë viteve të fundit, jemi në rrugën e duhur për ta bërë këtë. Eksportet tona në Kroaci janë trefishuar, ndërkaq importet nga Kroacia janë dyfishuar”, shkroi ndër tjerash Kurti.

 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit