Analisti Albert Krasniqi ka komentuar procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se shoqëria në Kosovë kishte krijuar një pritje iluzore se ata do të liroheshin.
I ftuar në emisionin “Pressing” në T7, Krasniqi ka deklaruar se dënimi i Hashim Thaçit dhe zhvillimet në këtë proces nuk duhet të shihen vetëm si çështje individuale, por edhe si dëmtim i shtetit të Kosovës dhe i pavarësisë.
Ai ka thënë se një pjesë e shoqërisë nuk e sheh dënimin e Thaçit si dëmtim të Kosovës, ndonëse, sipas tij, bëhet fjalë për një çështje që prek edhe pavarësinë e vendit.
“Kemi pritur në mënyrë iluzore, kemi qenë në njëfarë feste të iluzionit shoqëror që ata do të lirohen. Kur e kemi parë që krejt procesi është duke shkuar mbrapsht, ajo ka qenë njëfarë shoku”, ka deklaruar Krasniqi.
Ai ka përmendur edhe protestën, në kontekstin e reagimeve ndaj zhvillimeve në procesin gjyqësor në Hagë.
Video:






