11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Alban Ramosaj reagon për herë të parë pas “Festivalit të Këngës”

- Advertisement -

Këtë vit, në Festivalin e Këngës, mes 20 artistëve konkurrues, ishin lakuar shumë dy emra si pretendentët kryesorë për fitore: Ronela Hajati dhe Alban Ramosaj. Fituese në këtë edicion jubilar, u shpall Ronela, e cila konkurronte me këngën “Sekreti, me të cilën elektrizoi skenën të trija netët.Sakaq, Albani, që u rendit në vendin e dytë, nuk kishte reaguar askund në rrjetet sociale. Por sot, pas një dite pushim, ai ka vendosur të bëjë një postim të gjatë në rrjetet sociale, për të falënderuar këdo që e ka mbështetur, bashkëpunëtorët edhe familjen.

“Ky vit, fal jush ishte i imi! – Jo për numrat e trofeve që kam cuar në shtëpi por prej dashurisë masive që më keni falur, dhe siç degjoj, shof, ndjej dhe lexoj po vazhdoni t’ma jepni pa kushte, pa kursim…”, shkruan Albani për publikun e tij, të cilit i përulet.

Ndërsa për jo-dashamirësit, shkruan me humor:
#LejNajLlafPaThene #EMbajNjeSyMbyll

“O Ma, FITOVA!!”, i drejtohet artisti së ëmës, me të njëjtat fjalë që iu drejtua kur rrëmbeu trofeun e festivalit “Kënga Magjike”.

Gjithashtu, ai ka një mesazh edhe për të motrën, Beatrix, e cila qëndron e izoluar në shtëpinë e “Big Brother VIP”.about:blank

“Kur të lexosh, dua ta dish që bëra me të mirën time, madje ia kalova Albanit te meparshem!”, shkruan Albani.

Ky ishte pa dyshim një vit i suksesshëm për Albanin, megjithatë, siç vetë ai lajmëron, “ka përveshur mëngët për vitin 2022”!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit