33.4 C
New York
Wednesday, June 25, 2025

Buy now

Alarmon deputeti i LDK-së: Kosova B komplet jashtë sistemit

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se blloku B1 i Termocentralit Kosova B të Koorporatës Energjetike të Kosovës ka rënë jashtë funksionit para pak minutash.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se Kosova B është jashtë sistemit tërësisht, transmeton Klankosova.tv.

“Blloku B1 i KEK ka rënë jashtë funksionit para pak minutash, kur s’janë bërë as 24 orë prej që është kthyer nga remonti. Çka po bën ky menaxhment i KEK-ut, i emëruar nga VV, kështu?!?! Blloku B2 është në remont tash e një kohë. Pra, Kosova B komplet jashtë sistemit”, ka shkruar ai.

“Pasi kanë rënë të gjitha blloqet një pas një të Kosovës A, po punon veq Blloku A5. Krejt Kosova ka mbetë në një bllok! E pjesa tjetër e energjisë? Po blehet nga jashtë, natyrisht, me çmime marramendëse. Xhepat e funksionarëve të VV trash e ma trash”, theksoi deputeti i LDK-së.

Të ngjashme

Të fundit