Anëtari i PDK’së në KQZ, Ilir Gashi ka dhënë alarm për mosemërimin e anëtarit të PDK’së nga Vjosa Osmani, pasi ka thënë se një anëtarë është shantazhuar me shkarkim.
“Kjo është kapje e pastër dhe brutale e KQZ-së nga pushteti. Presioni, shantazhi dhe kërcënimet tashmë nuk fshihen më, ato po shfaqen publikisht që nga mbledhjet e para. Një kryetar i shantazhuar me shkarkim dhe anëtarë që janë kthyer në vegla të pushtetit nuk përbëjnë institucion, por një mekanizëm të kontrolluar politik.”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se KQZ është kapur, duke thënë se e njëjta skemë po vazhdohet nga ushtruesja e detyrës, Albulena Haxhiu, e cila sipas Gashit pritet të propozojë me vetëdije një kandidat që do të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese.
Postimi i plotë:






