16.8 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Al-Nassr i Ronaldos regjistron fitoren e radhës

- Advertisement -

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka bërë debutimin zyrtar me Al-Nassr.

Portugezi, që është edhe kapiten te skuadra nga Arabia Saudite, ishte titullar sonte, në ndeshjen që Al-Nassr e fitoi 1:0 kundër Al-Ettifaq.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve e shënoi Anderson Talisca, në minutën e 31-të. Asistues ishte Abdulmajeed Al Sulaiheem.

Kësisoj, Ronaldo në debutimin e tij zyrtar nuk ia doli të lë gjurmë, pavarësisht se luajti për 90 minuta.

37-vjeçari mbetet të synojë golin e parë zyrtar me fanellën e skuadrës së tij të re në ndeshjet e radhës.

Ndryshe, Al-Nassr prin në tabelën e Ligës Profesionale Saudite me 33 pikë të grumbulluara.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit