28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Al Hilal zyrtarisht kampion në Arabinë Saudite, lë pas Al-Nassr e Ronaldos

- Advertisement -

Klubi i Al-Hilalit ka festuar që në javën e 31-të titullin e kampionit në Arabinë Saudite.

Al Hilal fitoi titullin e 19-të të Ligës me një fitore 4-1 ndaj Al Hazm të shtunën, shkruan Klankosova.tv

Skuadra e Jorge Jesus që ka grumbulluar 89 pikë, aktualisht 12-pikë më shumë se Al-Nassr e Ronaldos dhe mbetet e pamposhtur në 31 ndeshje të kampionatit dhe që grumbulloi një seri prej 34 fitoresh radhazi në të gjitha garat, një rekord ky për elitën.

Kjo fitore jo vetëm që forcon statusin e Al Hilal si klubi më i suksesshëm në historinë e Ligës Profesionale Saudite, por gjithashtu vazhdon dominimin e tij të fundit, pasi ka fituar titullin e ligës katër herë në pesë sezonet e fundit.

Në festën pas sfidës, nuk mungoi as Neymar, që ishte i lënduar që nga tetori.

Neymar

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit