Ish-kandidatja për deputete e VV-së, Donika Gashi, i ka reaguar ashpër zyrtarit të lartë të VV-së, Hysamedin Feraj, i cili sot e ka akuzuar Sami Lushataku se po dëshiron ta ndajë Drenicën nga Kosova.
Ajo ia ka rikujtuar këshilltarit të Kurtit se Lushtaku pushtetit në Skenderaj e ka fituar me vota dhe me zor askush nuk mund të ia merr.
Në komentin e saj, ajo ia ka bërë të qartë Ferajt se dërgimi i njësive speciale të policisë në Skenderaj si në Mitrovicën e Veriut, ishte një gabim trashanik i qeverisë.
“Sami Lushtaku eshte ne shtepi te vet, ne vendin e vet te punes, i zgjedhur nga vota qytetare e bashkevendasve te tij, dhe, kjo me zor nuk i merret. Njesia speciale ne Drenice/Skënderaj si ne Mitrovicen e Veriut, ishte nje gabim trashanik i qeverise. Demonstrim i aparatit te dhunes, kunder kujt? – Kunder njerezve te cilet nuk kane ku te shkojne pertej shtepive te veta. Nuk keni kurrefare te drejte te nxisni urrejtje e mllef mes shqiptaresh. Pushteti kalon, por gjanat nuk harrohen”, ka komentuar ajo në statusin e Ferajt.







