15.5 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Akuzat për trukim ndeshjesh, Benfica dhe Rui Costa nën hetim

- Advertisement -

Mediat portugeze publikuan një lajm jozyrtar se ndaj Benfica-s dhe presidentit të saj Rui Costa ka nisur një hetim për trukim ndeshjesh.

Tani ka ardhur konfirmimi zyrtar.

Autoritetet në Portugali kanë hetuar për disa kohë ndeshjet e Benfica nga viti 2016 deri në vitin 2020 dhe tani hetimi është shtrirë deri në ditët e sotme, duke përfshirë edhe legjendarin Rui Costa, ish-futbollist i Fiorentinës dhe Milanit i cili dyshohet për trukim ndeshjesh.

Hetimi bazohet në përmbajtjen e emaileve që hakerët vodhën nga klubi portugez dhe të publikuara në internet. Prokurorët po përpiqen të vërtetojnë se Benfica ka fiksuar rezultatin në disa ndeshje, por nuk duan të zbulojnë se për cilat ndeshje janë tani.

“Duke marrë parasysh lajmet e bëra publike sot,  Benfica konfirmon se është paraqitur në gjykatë më 3 janar, si dhe, ndër të tjera, anëtarët e Bordit të Drejtorëve nga viti 2016 deri në 2020 dhe që janë aktualisht në detyrë”. Benfica nuk do të komentojë më tej pasi gjyqi është nën sekretin ligjor. Benfica shpreh gatishmërinë e saj totale për të bashkëpunuar me autoritetet kompetente, siç ka ndodhur gjithmonë deri tani”, përfundon deklarata zyrtare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit