Producenti i njohur i muzikës Metro Boomin është akuzuar për abuzim seksual ndaj një gruaje. Sipas TMZ-së, gruaja që e identifikoi veten si Vanessa LeMaistre ngriti një padi, duke pretenduar se incidenti ndodhi në vitin 2016.
Ajo tani po kërkon dëmshpërblim për traumën që e pësoi pas incidentit, transmeton Indeksonline.
LeMaistre theksoi se humbi tragjikisht djalin e saj në vitin 2016 dhe se luftoi me depresionin. Ajo tregoi se si në atë kohë ishte në marrëdhënie të mirë me Metro Boomin, emri i vërtetë i të cilit është Leland Tyler Wayne , dhe ata madje shkuan në një udhëtim grupor në Las Vegas së bashku.
Në dokumente pretendon se pas kësaj ka mbetur shtatzënë dhe se producenti është i vetmi person që mund të jetë babai. Pastaj LeMaistre pati një abort.
Vanessa tha gjithashtu në padi se ajo mendon se kënga e tij në bashkëpunim me 21 Savage dhe Offset , “Rap Saved Me”, i referohet këtij incidenti.