![Akuza për sulm seksual, arrestohet miliarderi kanadez Akuza për sulm seksual, arrestohet miliarderi kanadez](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2024/06/Frank-Stronach.avif)
Miliarderi kanadez, Frank Stronach u arrestua nën akuzat për pesë krime, përfshirë përdhunimin dhe sulmin seksual, tha policia kanadeze.
Stronach u akuzua nga disa persona për këto krime. Me vendim të gjykatës, ai u lirua nga paraburgimi me kusht detyrimin me paraqitje para gjykatës.
Për shkak se ky është një rast i profilit të lartë dhe për shkak se policia ka detyrimin për të mbrojtur viktimat, nuk janë dhënë detaje të tjera, sipas një njoftimi të policisë.