2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Akuza për 4 lojtarë të Real Madrid, reagon klubi madrilen

- Advertisement -

Pasditen e kësaj të enjteje u raportua se disa lojtarë të skuadrës së moshave të Real Madrid janë arrestuar pasi kanë incizuar një video me përmbajtje seksuale të një vajze të mitur dhe e kanë shpërndarë atë në rrjetet sociale.

Mbi këtë ngjarje ka reaguar dhe vetë bordi i madrilenëve, të cilët me anë të një komunikate zyrtare ka njoftuar se klubi do marrë masat e nevojshme kur të mësojnë të gjitha faktet dhe detajet e nevojshme të ngjarjes.

“Klubi ka mësuar se një lojtar i Castillas dhe tre lojtarë të Real Madrid C kanë dhënë një deklaratë për Gardën Civile (një nga dy forcat policore kombëtare) në lidhje me një ankesë për gjoja shpërndarjen e një videoje private në WhatsApp. Kur klubi të ketë të gjitha detajet e nevojshme dhe faktet, do të marrë masat e parapara”,- thuhet në komunikatën e publikuar nga klubi madrilen.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit