28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Aktorja e Portokalli-së ka një kërkesë publike për burrin e saj të ardhshëm

- Advertisement -

Aktorja e njohur e spektaklit të humorit “Portokalli” në “Top Channel”, Albana Perhati, është një ndër personazhet mjaft të pëlqyer, e cila pej vitesh tashmë identifikohet me interpretimin e saj, në rolin e Bukrës.

Albana është përpjekur që jetën e saj personale të mos e ndajë më publikun në rrjetet sociale mirëpo, ditën e djeshme, aktorja ka bërë një kërkesë publike për burrin e saj të ardhshëm.

Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Perhati ka publikuar një video me një pamje të mrekullueshmem dhe mesa duket, ajo dëshiron që partneri i saj i ardhshëm ta propozojë pikërisht në këtë vend, që për hir të së vërtetës kush nuk do donte.

“Kandidati për burrë të ketë një parasysh propozimin për martese të ma bëjë këtu. Surprizë sigurisht”, shkruan aktorja e njohur bashkangjitur postimit të saj në Instastory.

Nuk dihet nëse Albana momentalisht është në një lidhje dashurie, por gjithësesi aktorja ka preferuar që të jetë e qartë para se të marrë propozimin për martesë, kurdo qoftë ai.

Kujtojmë që Albana është një ndër aktoret që prej fillimeve të Portokalli-së. Ajo nisi karrierën e saj në spektaklin e humorit përkrah Vis Pupës, në rolin e Shaqirës. Në atë kohë, Visi bënte rolin e Avdiut.

Madje në një intervistë të dhënë shumë kohë më parë, aktorja ka treguar se fillimi e saj në “Portokalli” ka qenë krejt i rastësishëm, pasi gjithçka nisi nga një komunikim me Pupën në korridoret e Top Channel.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit