28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Aktorja e famshme kërkon falje publike pasi u tall me Kate Middleton

- Advertisement -

as njoftimit të Kate Middleton të premten se ajo ishte diagnostikuar me kancer, Blake Lively kërkoi falje në rrjetet sociale për një shaka që kishte bërë ndaj princeshës gjatë polemikave të saj për editimin e fotografive në fillim të këtij muaji.

“Jam e sigurt që askujt nuk i intereson, por ndihem se duhet ta them këtë,” shkroi ylli i “A Simple Favor” në Instagram Story. “Kam bërë një postim aspak të këndshëm rreth furisë “fotoshopi dështon” dhe sinqerisht, ai postim më ka mërzitur shumë sot. Më vjen keq. Ju dërgoj dashuri dhe urime të gjithëve, gjithmonë.”

Në fillim të këtij muaji, Lively, 36, postoi një foto të saj të ulur buzë pishinës me një limon jashtëzakonisht të madh që notonte sipër saj teksa mbante një kanaçe Betty Buzz si pjesë e një fushate reklamuese për kompaninë e pijeve që ajo themeloi. Disa detaje në dorën e saj u duk se ishin gjithashtu me Photoshop.

“Jam shumë e emocionuar të ndaj këtë foto të re që sapo bëra sot për të njoftuar 4 produktet tona të reja,” shkroi ajo vetëm disa ditë pasi Princesha e Uellsit ishte detyruar të pranojë se ajo ndonjëherë editon fotot e saj.

Më 10 mars, princesha postoi një foto të Ditës së Nënës në Mbretërinë e Bashkuar me tre fëmijët e saj në rrjetet sociale, duke shkruar: “Faleminderit për urimet tuaja të mira dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë dy muajve të fundit. Ju uroj të gjithëve Gëzuar Ditën e Nënës. C.”

Por menjëherë pas kësaj, Associated Press dhe agjencitë e tjera të lajmeve, të cilat kishin marrë foton, thanë se ajo do të fshihej për shkak të shqetësimeve se ajo ishte edituar.

“AP publikoi fillimisht foton, e cila u publikua nga Kensington Palace”, tha agjencia e lajmeve. “Por AP më vonë e fshiu imazhin sepse në një inspektim më të afërt, u duk se burimi e kishte edituar imazhin në një mënyrë që nuk plotësonte standardet e fotografisë së AP. Fotografia tregon një mospërputhje në shtrirjen e dorës së majtë të Princeshës Charlotte.”

Një ditë më vonë, Middleton kërkoi falje për “konfuzionin”.

Si shumë fotografë amatorë, edhe unë eksperimentoj herë pas here me editim”, ka shkruar ajo në rrjetet e saj sociale. “Doja të shprehja faljen time për çdo konfuzion që shkaktoi fotografia familjare që shpërndamë dje. Shpresoj që të gjithë ata që festojnë ta kenë një festë shumë të lumtur të Nënës”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit