15 C
New York
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

Aktorja Anne Hathaway zbulon se si mëmësia e ndihmoi të kuptonte karakterin e saj në filmin e fundit

- Advertisement -

Aktorja Anne Hathaway ka treguar se në rolin e saj të fundit i ka ndihmuar shumë të qenit nënë.

Duke folur ekskluzivisht për People në premierën e “The Idea of You në New York City” më 29 prill, Hathaëay, tregoi se dashuria që ndjen për fëmijët e saj, djemtë Jonathan dhe Jack, e ndihmoi atë të kuptonte karakterin e saj Solène.

“Unë nuk mendoj se është e nevojshme të jesh nënë për të luajtur rolin e një nëne. Mendoj se kjo duhet të jetë e hapur për shumë aktorë të ndryshëm”, tha Hathaway për People.

“Por për mua, në kuptimin e thellësisë së dashurisë që mund të ndjeni për këtë person dhe çfarë do të ishit të gatshëm të bënit, më pëlqeu”, ka thënë Anne.

Në komedinë romantike, Hathaway luan një nënë 40-vjeçare të divorcuar, e cila fillon një romancë të papritur me një yll të ri pop të quajtur Hayes (Nicholas Galitzine) pasi e takoi atë në Coachella, shkruan People.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit