20.6 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

Aktivisti i VV-së që u plagos në protestën ku u vranë Balaj e Xheladini: Do ta padisë Kurtin nëse nënshkruan Zajednicën

- Advertisement -

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Petrit Musa, ka reaguar pas takimit të kryeministrit Albin Kurti në Ohër, ku janë pajtuar që të zbatohen hapat e normalizimit në kuadër të Marrëveshjes për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Musa ka përmendur protestën e 10.02.2007, ku kanë humbur jetën Mon Balaj dhe Arben Xheladinaj dhe janë plagosur mbi 82 persona në mesin e tyre edhe vet Petrit Musa.

Musa ka thënë se nëse Kurti nënshkruan diçka kundër vullnetit të kësaj protestë, atëherë ai vet do ta padis në gjykatë.

Ai tutje ka thënë se padia vjen pasi që dëshiron të dijë se pse është manipuluar dhe pse është plagosur.

“Nëse Kryeministri nënshkruan diçka kundër vullnetit te 10.02.2007, ku humben jetën Mon Balaj dhe Arben Xheladinaj dhe mbeten mbi 82 te plaguar ne mesin e tyre unë, Unë direkt do të bëjë padi, dua me dit pse jam manipulu edhe pse jam plagu? Pse ka ndodhë ndryshimi në mendime edhe a jemi të tradhëtuar? Gjithqka sqarohet në gjykatë.” – ka shkruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit