Home Lajme Aktivisti i VV-së në Prishtinë thotë se shoferi i Përparim Ramës e shau me familje në Facebook

Aktivisti i VV-së në Prishtinë thotë se shoferi i Përparim Ramës e shau me familje në Facebook

0
Aktivisti i VV-së në Prishtinë thotë se shoferi i Përparim Ramës e shau me familje në Facebook

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Çlirim Gërbeshi ka thënë se shoferi i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama e ka sharë me familje, pas një postimi të tij në Facebook lidhur me një aksion simbolik në formë të protestës kundër këmbimit të pronës komunale.

“Ne postimin tim te fundit ne FB shoferi i Perparim Rama komentoi dhe u leshua ne gjuhe banale(duke me sha edhe me anetare familjes). Mirepo kjo nuk eshte e gjitha me poshte gjeni edhe fjalet te cilat vazhdoj pas asaj sharje. Eshte e vertete qe Perparimi dhe njerzit e ti te cilet i ka afer vetit nuk jane ne gjendjen me te mire, sepse skandalet e nje pas njeshme nuk i lene rahat.”, ka shkruar Gërbeshi.

Ai tha se kërcënimet nuk e ndalin atë në “shpërfaqjen e mos punës e kaosit”.

“Si aktivisit i Levizjes dhe si VETEVENDOSJE! asnjehere nuk ju kemi friksu asnje lloj kercenimi. Shperfaqja e mos punes, kaosit, shkembimit te pronave per dostat, berllogut, ndertimet e egra e pa kritere normalisht qe kemi me i vazhdu me i shperfaq e ska kush na ndal. Prishtina nuk e meriton kete kaos, mirepo durimit fundi i ka ardhe!”, është shprehur ai

Gërbeshi postimit ia ka bashkëngjitur edhe bisedën me shoferin e Ramës.

Exit mobile version