Mbrëmë pas tubimit madhështor që kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza pati në Podujevë, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë Degë i janë bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Degës së PDK-së në Podujevë, njëherit kandidati për deputet, Isak Shabani, duke thënë se f ryma e fitores së PDK-së tashmë ka nisur fuqishëm.
“Sonte, pas një tubimi të jashtëzakonshëm me Bedri Hamzën në Podujevë, disa aktivistë të njohur të Lëvizjes Vetëvendosje iu bashkuan rrugëtimit tonë drejt fitores, për një Kosovë më të mirë. PDK është e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë për një të ardhme më të ndritur për fëmijët tanë”, ka shkruar Shabani në Facebook.
Ai i ka falënderuar të sapoaderuarit për besimin në programin dhe vizionin e PDK-së.
“Kosova mundet dhe do të jetë më mirë – për të gjithë, pa dallim. Mirë se vini në Partinë e Lirisë, Pavarësisë dhe Shtet-ndërtimit!”, ka shkruar Shabani.
https://www.facebook.com/share/p/1D8MsRCgWf/