7.2 C
New York
Friday, December 1, 2023

Buy now

Aktakuzë ndaj Bislimit, Lushtakut, Beqës dhe Haxhiut për përleshjen në seancën e 13 korrikut

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi dhe deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës Mërgim Lushtaku.

Përveç tyre, aktakuzë ka edhe për dy deputetët e tjerë të PDK-së Hajdar Beqa dhe Bekim Haxhiu.

Ata akuzohen se kanë marrë pjesë në një përleshje gjatë seancën së Kuvendit të Kosovës të mbajtur më 13 korrik 2023.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit B.B., M.L., H.B., ngarkohen për veprën penale “Sulmi”, ndërsa i pandehuri H.B., gjithashtu ngarkohet me veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. Po ashtu, në këtë çështje penale për të pandehurin B.H., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë”, thuhet në njoftimin e organit të akuzës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit