14.6 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Aktakuzë ndaj 18 personave si të dyshuar në rastin “Subvencionet V”

- Advertisement -

Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë 18 personave me inicialet K.Z, L.S, S.SH, A.U, V.H, B.P, A.GJ, G.A, K.S, B.S, V.I, F.J, F.Y, A.N, A.S, A.T, B.O dhe M.M në rastin e njohur si “Subvencionet V”.

Në njoftim thuhet se aktakuza kundër të pandehurve të lartcekur është ngritur për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”,  “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Ushtrim i ndikimit”, si dhe “Mashtrim me subvencione”.

“Aktakuza është ngritur kundër tetë pandehurve si persona zyrtar, prej tyre katër të pandehur janë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dy të pandehur zyrtarë nga Regjioni i Gjilanit në kuadër të AZHB-së, një zyrtar në Komunën e Kllokotit,  një zyrtar në Komunën e Vitisë dhe ndaj dhjetë të pandehurve të tjerë që janë qytetarë”.

Po ashtu, Prokuroria Speciale ka propozuar që të konfiskohet dobia pasurore e sekuestruar nga të pandehurit e fituar me kryerjen e veprave penale në vlerë 184,000.00€.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit