8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Aksion policor kundër bixhozit në Mitrovicë: Sekuestrohen mijëra euro, intervistohen shtatë persona

- Advertisement -

Policia ka njoftuar se me autorizim të prokurorit, ka zbatuar urdhëresën e gjykatës për kontrollin e disa lokacioneve në Skenderaj nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

Sipas Policisë, gjatë operacionit janë kontrolluar shtatë lokale ku si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: 4368.6 euro, 13 aparate të lojërave të fatit, 17 shtëpiza të kompjuterëve, 20 televizorë, 7 DVR, 12 printer, 3 telefona celulare, 9 biltena (libra te bastoreve), 5 dëftesa të basteve, tiketa të lojërave të fatit të shtypura fizikisht dhe kupon të printuara të basteve të ndryshme, fletore për shënime si dhe dëshmi tjera relevante për rastin.

“Lidhur me rastin janë intervistuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit lirohen dhe rasti shkon ne procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit