Aksion kërkimi për një person të zhdukur në Novobërdë, deklarohet Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim

- Advertisement -

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka njoftuar për një aksion kërkimi për gjetjen e një personi të komunitetit serb, i cili është raportuar i zhdukur në rrethinën e Novobërdës.

Në njoftim shtohet se, aksioni po bëhet me kërkesë të Qendrës së Situatave, dhe se, ekipet e SHKKSH’së, janë angazhuar në terren, të cilat janë në koordinim me institucionet përkatëse.

Postimi:

Aksion kërkimi në Novobërdë

Me kërkesë të Qendrës së Situatave , Shoqata jonë ka filluar sot rreth mesditës një aksion kërkimi për gjetjen e një personi të komunitetit serb, i raportuar si i zhdukur në rrethinën e Novobërdës.

Ekipet tona janë angazhuar në terren dhe po zhvillojnë kërkimet në koordinim me institucionet përkatëse, ndërsa operacioni po vazhdon edhe në këto orë.

Shpresojmë që angazhimi i përbashkët të rezultojë me gjetjen sa më të shpejtë të personit të zhdukur.

Të ngjashme

Të fundit