Aksion i Prokurorisë Speciale dhe Policisë, bastisje në disa lokacione

- Advertisement -

Një aksion i gjerë është duke u zhvilluar nga Krimet Ekonomike, me ç’rast janë bastisur disa lokacione.

Sipas informacioneve, hetimet lidhen me dyshime për shmangie të tatimit, përdorim të kompanive fiktive dhe shpëlarje parash.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, konfirmoi operacionin.

“Mund të konfirmojmë operacionin policor. Për më shumë detaje, do t’ju njoftojmë përmes një komunikate të përbashkët me Policinë e Kosovës”.

Siç raporton portali Indeksonline, në aksion janë përfshirë Prokuroria Speciale, Njësia e Hetimeve Tatimore të ATK-së, Policia e Kosovës dhe Njësia e Hetimeve e Doganës së Kosovës.

Hetimet lidhen me dyshimet për pastrim parash, shmangie të pagesës së tatimeve dhe doganave, si dhe transaksione fiktive në sektorin e derivateve të naftës.

Hetimet lidhen me dyshimet për pastrim parash, shmangie të pagesës së tatimeve dhe doganave, si dhe transaksione fiktive në sektorin e derivateve të naftës.

Duke cituar burime, portali Indeksonline raporton se ekzistojnë dyshime për një skemë kriminale, ku kompani importuese nga Shqipëria dyshohet se kanë importuar ujë në vend të derivateve të naftës, duke përdorur kompani fiktive dhe kompani aktive në Kosovë për të realizuar skemën dhe për të fshehur gjurmët e transaksioneve.

Po ashtu, sipas burimeve, Hetimet Tatimore të ATK-së dyshojnë se disa nga bizneset e përfshira kanë lëshuar fatura fiktive për importe të pretenduara të derivateve të naftës, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitimin e kundërligjshëm financiar.

Të ngjashme

Të fundit