Aksidenti tragjik në Sarandë – Pamje kur 22-vjeçari me skaf u përplas me mjetin e Policisë Kufitare

- Advertisement -

Një aksident i rëndë detar i ka marrë jetën një 22-vjeçari në ujërat e Sarandës.

Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjete sociale i riu po lundronte me skaf kur, për arsye që ende po hetohen, është përplasur me një mjet të Policisë Kufitare.

Pamjet tregojnë momentin kur drejtuesi i skafit humbet kontrollin mbi mjetin lundrues, duke sjellë përplasjen me mjetin e policisë.

Si pasojë e aksidentit, 22-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur.

Ky i fundit është transportuar me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Pas ngarjes, në zonë kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe shërbimet emergjente, të cilat kanë siguruar perimetrin për kryerjen e veprimeve hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike

 

Të ngjashme

Të fundit