Nëntë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në mesnate në Klinë.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:00 në Klinë, në aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë nëntë persona janë lënduar”, tha ai.
Rugova bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërkaq lidhur me aksidentin po merret njësiti përkatës.
Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 74 aksidente trafiku, ku 21 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse 53 tjerë vetëm me dëme materiale.