6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Aksident me vdekje në Shkodër

- Advertisement -

Mbrëmë rreth orës 23:40 ka ndodhur një aksident tragjik në fshatin Shtoj i Ri të Shkodrës, ku një automjet ende i paidentifikuar dyshohet të ketë aksidentuar shtetasin L.Q., 62 vjeç.

Viktima është trasnferuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Shkodër, por për fat të keq, humbi jetën para se të merrte ndihmën mjekësore.

Policia e Shkodrës është angazhuar intensivisht për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit të përfshirë në ngjarje. Grupi hetimor është duke shqyrtuar dëshmitë e mundshme nga vendngjarja dhe ka nisur grumbullimin e provave për të zbardhur në detaje se si ndodhi aksidenti.

Ky rast tronditi banorët e zonës, të cilët kërkojnë drejtësi për viktimën dhe siguri më të madhe në rrugët e Shkodrës. Ndërkohë, autoritetet apelojnë për bashkëpunim nga qytetarët që mund të kenë informacion mbi aksidentin për të ndihmuar në kapjen e autorit./A2/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit