Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dollc të Klinës.
Si pasojë e këtij vetaksidenti, një person ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë kanë pësuar lëndime.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 04:55, ndërsa në vendin e aksidentit kanë dalë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor.
“Si pasojë e këtij vetaksidenti, një person ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Katër (4) të tjerët janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor, dhe sipas mjekëve, ata janë jashtë rrezikut për jetën,” thuhet në njoftimin e Policisë.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.






