Akil Gjakova mbetet pa medalje në Grand Slamin e Abu Dhabit

- Advertisement -

Xhudisti kosovar Akil Gjakova nuk ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dhabit, pasi është mposhtur në duelin për vendin e tretë.

Gjakova në këtë përballje u ndesh me rusin Karen Galstian, por nuk arriti të triumfojë, duke e përmbyllur kështu garën pa medalje.

Xhudisti kosovar e nisi garën me pushim në raundin e parë, ndërsa më pas shënoi dy fitore radhazi ndaj izraelitit Ohad Moritz dhe Makhmadbek Makhmadbekov nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në çerekfinale, Gjakova u mposht nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, për të vazhduar më pas në repesazh, ku fitoi ndaj francezit Joan-Benjamin Gaba.

Megjithatë, humbja në duelin e fundit ia pamundësoi fitimin e medaljes në këtë garë ndërkombëtare.

Të ngjashme

Të fundit