likuar foto nga takimi i 22 gushtit të drejtorit të AKI-së Petrit Ajeti me shefin e CIA-së, William Burns.
Përmes një komunikate për media të publikuar në faqen e AKI-së, ka njoftuar se është bërë edhe zbulimi i një pllake me dy emblemat e agjencive AKI-së dhe CIA-së.
Përveç emblemave në pllakë është e shkruar edhe një mesazh i Burns ku thuhet: “Asgjë nuk mund të të bëjë më krenar sesa shërbimi me nder ndaj vendit tënd!”.
“Më 22 gusht 2024, Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, priti Drejtorin e CIA-s, William Burns. Në shenjë mirënjohjeje të përhershme ndaj SHBA-së, CIA-s dhe personalisht z. Burns, në objektin qendror, u zbulua edhe pllaka simbolike në AKI. Pllakën e zbuluan dy drejtorët, Petrit Ajeti dhe William Burns. Në këtë pllakë, përveç emblemave të dy agjencive, qëndron mesazhi që ia kishte transmetuar oficeri ushtarak amerikan Joseph Burns të birit të tij, William Burns-it: “Asgjë nuk mund të të bëjë më krenar sesa shërbimi me nder ndaj vendit tënd!”, thuhet në komunikatë.