18.5 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

“Ai më ka tejkaluar, ai është futbolli i Francës” – Henry me fjalë të mëdha për Mbappen

- Advertisement -

Thierry Henry, i cili aktualisht drejton Francën U21 dhe po përgatit skuadrën U23 të Les Bleus për Lojërat Olimpike të ardhshme, lavdëroi Kylian Mbappen për talentin dhe ndikimin e tij të jashtëzakonshëm në nivel klubi dhe kombëtareje.

Ish-sulmuesi krenohet me një karrierë të shkëlqyer, duke luajtur për disa gjigantë evropianë si Barcelona, ​​Arsenal dhe Juventus dhe gjithashtu ka fituar Ligën e Kmapionëve me Blaugranat – megjithatë ai beson se 25-vjeçari tashmë e ka tejkaluar trashëgiminë e tij.

“Ai më ka kaluar tashmë! Tashmë është bërë. Kylian është tashmë në të ardhmen dhe kjo është mirë gjithsesi sepse ai është Franca, ai është futbolli ynë dhe ne kemi nevojë për këtë djalë që na përfaqëson disi kudo. Kylian është i jashtëzakonshëm. Ai është i çmendur”, ka thënë Henry për Le Parisien.

Pavarësisht arritjeve të jashtëzakonshme të Mbappes, ai mbetet pas Henryt me gola, pasi sulmuesi i PSG-së ka shënuar 46 gola për Les Bleus, ndërsa Henry ka 51 gola.

Olivier Giroud është golashënuesi rekord me 56 gola, por duket se Mbappe këtë rekord nuk e llogarit dhe herët a vonë do ta thyej.

Dëshira e Mbappe për të luajtur në Lojërat Olimpike të ardhshme mund të përballet me një pengesë për shkak të lëvizjes së tij të parashikuar në Real Madrid, pasi Los Blancos e kanë bërë të qartë se asnjë nga lojtarët e tyre francezë nuk do të lirohet për turneun.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit