28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Ai është kriminel lufte”: Momenti kur protestuesit pro-palestinez ndërprejnë fjalimin e Blinkenit në Senat

- Advertisement -

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken derisa po dëshmonte para komisioneve të Senatit të Shteteve të Bashkuara, u ndërpre nga protestuesit që po e kundërshtojnë politikën e SHBA-së në luftën në Gaza.

Derisa Blinken filloi dëshminë e tij para dy komisioneve të Senatit, të kontrolluar nga demokratët, protestuesit e quajtën atë kriminel lufte dhe e akuzuan për përfshirje në gjenocid kundër popullit palestinez.

“Ai është kriminel lufte”, “Blinken do kujtohesh për vdekjen e palestinezëve të pafajshëm”, “Gjaku i 40.000 palestinezëve në duart e tua”, ishin disa nga brohorimat e protestuesve.

Ndërkaq pati edhe disa protestues të heshtur që ngrisnin duart, të lyera me bojë të kuqe gjatë paraqitjeve të Blinken.

Blinken përsëriti mbështetjen e administratës së Joe Biden për Izraelin, por këmbënguli se ajo është e fokusuar në lehtësimin e krizës humanitare në Gaza dhe kundërshtoi një sulm izraelit në Rafah.

Demonstratat kundër luftës së Izraelit në Gaza janë bërë një tipar i paraqitjeve në Kongres të zyrtarëve të Administratës Biden. Kur Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin dëshmuan më 31 tetor në lidhje me kërkesën e Presidentit Joe Biden për ndihma për Ukrainën dhe Izraelin, protestuesit i ndërprenë vazhdimisht.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit