Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë mes tjerash, se ‘’duhet me qenë i përgjegjshëm dhe serioz në atë që e thua para publikut’’.
I ftuar në Pressing në T7, Hamza, ka thënë se qeveritë maten me rezultate e jo më fjalë.
‘’Ai ka këtë me lu më fjalë, por qeveritë në fund të mandatit maten me rezultate jo më fjalë. Ai edhe sot thotë ka me i maru 20 stadione, s’e ka maru 1 për gjashtë vjet, thotë kam me i maru 20. I ndërton 4 hekurudha, le që i përfundoj në Kosovë, dul edhe ai në Shqipëri, deri në Sarandë shkoi. Duhet me qenë serioz dhe i përgjegjshëm në atë që e thua para publikut”, ka thënë Hamza mes tjerash.






