14.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

“Ai e meriton Topin e Artë më shumë se kushdo tjetër” – Messi me mbështetje të plotë për Lautaron

- Advertisement -

Lionel Messi mbështet Lautaro Martinezin për të fituar “Topin e Artë” të këtij viti, duke besuar se bashkëlojtari i tij te Argjentina e meriton vlerësimin “më shumë se kushdo tjetër”. 

Dy lojtarët ishin në formë në fitoren ndaj Bolivisë me rezultat 6-0, Messi shënoi het-trik, ndërsa vendosi Lautaro shtoi dy gola. 

Ka qenë një 2024 për t’u mbajtur mend për Lautaro, i cili shënoi 24 gola në Serie A, teksa ishte kapiten i Interit në Scudetto e fituar sezonin e kaluar. 

Sulmuesi ishte gjithashtu lojtari kryesor gjatë Kupës së Amerikës me pesë gola, duke përfshirë një në kohën shtesë, pasi Argjentina mundi Kolumbinë 1-0 në finale. 

Këto gjëra kanë bërë që Lautaro të jetë në listën e ngushtë për “Topin e Artë 2024:, që shpalljen më 28 tetor. 

Tetë fituesi i këtij çmimi individual , Leo Messi mendon se bashkatdhetari i tij duhet të jetë kandidati kryesor për çmimin. 

“Ai pati një vit spektakolar; ai shënoi në finalen [Copa America], ai ishte golashënuesi më i mirë. Ai e meriton Topin e Artë më shumë se kushdo tjetër”, deklaroi Messi. 

Vinicius Junior i Real Madridit dhe Rodri i Man Cityt janë kandidatët kryesorë të tjerë për këtë çmim. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit