22.6 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Ahmeti shpall fitoren: Jemi forca e dytë në vend, 19-20 deputetë, 30 mijë vota përtej VLEN-it

- Advertisement -

Kur janë numëruar mbi 80% e votave të përgjithshme në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, përmes një paraqitje të drejtpërdrejtë, Ali Ahmeti shpalli fitoren e Frontit Evropian.

Ahmeti ka bërë të ditur se dallimi i Frontit Evropian me VLEN-in është mbi 30 mijë vota.

Ai tha më tej se bazuar në llogaritjet e bëra, bëhet fjalë për rreth 20 mandate të fituara.

Pjesë nga deklarata e tij:

“Fronti për Evropë është fitimar e krenar. Të gjithë këta aktivistë na kanë bërë krenar sepse jemi forca e dytë politike, fronti evropian në shtet. Me një dallim me oponentin, e kemi pas oponent VMRO-në sepse e kanë ndihmu shumë VLEN-in. Por, dallimi është mbi 30 mijë vota.  Qytetarët të cilët kanë vepruar në kuadër të Frontit Evropian janë për anëtarësim të pakompromistë të vendit në Bashkimin Evropian. Si alternativë e vetme, për të gjithë Maqedoninë e Veriut. Ne dalim me 19 mandate në këto zgjedhje. Sipas përllogaritjeve që kemi bë, ka mundësi që të lëvizet drejt 20 mandateve.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit