28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Ahmeti: Nënës ia kanë djeg fëmijën para syve, s’është e lehtë të flitet për pajtimin shqiptaro-serb

- Advertisement -

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë është e kupton që është vështirë të arrihet pajtimi shqiptaro-serb, por ka insistuar se pa njohje reciproke nuk do ketë paqe të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë, duke potencuar se të dyja palët duhet të angazhohen për këtë.

“Nuk është e lehtë të flitet për pajtimin shqiptaro-serb, nënës ia kanë djegur fëmijën para syve. Ballkani Perëndimor duhet të paqësohet, të jetë pjesë e Evropës. Të gjithë duhet të bëjmë më të mirën”, tha ai gjatë një interviste në Kanal 10.

Kreu i BDI-së ka folur edhe për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, duke theksuar se nuk duhet assesi të ketë kompetenca ekzekutive dhe ka potencuar se për këtë ka marr garracë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian vitin e kaluar në Ohër.

“Nuk jam zhgënjyer asnjëherë nga Evropa, ShBA-ja dhe NATO-ja. Në marrëveshjen e Ohrit kas pas garanci nga aleatët që nuk do ketë shtet brenda shtetit, ky gabim është bërë në Bosnjë dhe Hercegovinë. Asociacion pa kompetenca ekzekutive, në kuadër të Kushtetutës së Kosovës”, tha deputeti shqiptar në Maqedoni të Veriut.

Në këtë intervistë, Ahmeti është pyetur edhe për regjistrimin e mundshëm të Lëvizjes Vetëvendosje si parti në Maqedoni të Veriut, derisa ky i fundit ka shtuar se “nuk e ruan shpitën nga Kurti”.

“Nuk e ruaj shpinën nga Albini, unë iu kam thënë edhe Tiranës edhe Prishtinës, nëse nuk u pëlqen diçka që unë nuk e bëj mirë më tregoni hapur”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit