Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka marrë vendim për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në Kosovë. Ky vendim nuk është pritur mirë nga shumë qytetarë që merren me këtë veprimtari, e në mesin e personave që kanë kundërshtuar këtë vendim është edhe ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Sipas tij, ndalimi i prodhimit të kriptovalutave tregon mosnjohuri bazike.
“Ndalimi i prodhimit të kriptovalutave për të kursyer rrymë tregon mosnjohuri bazike të procesit të mining dhe blockchainit në përgjithësi. Kriptovalutat duhet të rregullohen dhe mbikëqyren, por vendimi i tillë veçse shkakton kosto të cilën qeveria nuk po e kupton!”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në Facebook.