Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anitta Hipper, ka deklaruar gjatë një konference për media të martën se miratimi i Ligjit për Liritë Fetare nga Kuvendi i Kosovës është në interes të të gjitha komuniteteve në vend.
“Për projektligjin e Kishës Ortodokse Serbe, ne bëjmë thirrje për miratimin e Ligjit për Liritë Fetare. Ky ligj është në interes të të gjitha komuniteteve dhe ftojmë deputetët e Kuvendit që të mbështesin miratimin e tij”, ka thënë Hipper.
Deklarata e BE-së ka nxitur reagimin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, i cili ka bërë thënë se pengesat për këtë projektligj nuk vijnë nga Qeveria e Kosovës, por nga Kuvendi.
“Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Liritë Fetare, por dhjetë ulëset e garantuara për komunitetin serb po garantojnë se ai mbetet i bllokuar në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Ahmeti në X.