Sergio Aguero do të luajë sërish futboll. Ky informacion tronditi botën e futbollit pasi argjentinasi u detyrua t’i jepte fund karrierës së tij si lojtar sezonin e kaluar për shkak të problemeve me zemrën.
Aguaero do të shfaqet më 28 janar si ylli mysafir i “Natës së verdhë” dhe do të luajë për ekipin Barcelona Guayaquil nga Ekuadroi kur të prezantohet skuadra për sezonin e ri të këtij klubi.
Vetë Aguero e konfirmoi këtë gjë në një bisedë me Carlos Moreno, ish-futbollist, gazetar dhe presidenti aktual i këtij ekipi.
“Mezi pres të jem atje dhe të argëtohem. Kam bërë një takim me një kardiolog, jam shumë mirë dhe tashmë kam filluar stërvbitjen, ndaj do të luaj në “Natën e Verdhë””, është shprehur Aguero.