Ish-Miss Kosova dhe ish-Miss Albania, Agnesa Vuthaj, që nga lindja e të birit është shfaqur më shpesh me një pamje të thjeshtë, larg imazhit të kuruar që e ka karakterizuar ndër vite.
Ajo ka ndarë herë pas here momente nga përditshmëria e saj si nënë.
Së fundmi, Vuthaj ka vizituar një aktivitet të organizuar mes luleve, ku është shfaqur së bashku me të birin, të cilin e kishte në karrocë.
Krahas fotografisë, ajo ka shkruar: “Me lulen time në botën e luleve”, shkruan “Kosovarja”.
Në fotografitë e publikuara, Agnesa shihet mes luleve të shumta, ndërsa dedikimi për të birin i jep një kuptim të veçantë këtij momenti.







