Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit, Hysni Syla
Ai vdiq në moshën 71-vjeçare pasi u godit me veturë mbrëmë në Komunën e Mitrovicës.
Syla për shumë vite bashkëpunoi me gazetat si Bota Sot dhe Kosova Sot, drejtoi Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë, si dhe për një kohë punoi si zëdhënës i kësaj komune.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e vlerëson lartë kontributin dhe përkushtimin që Syla pati për gazetarinë. Njëherësh, u shpreh ngushëllime familjarëve, miqëve dhe kolegëve të gazetarit, Hysni Syla