5.3 C
New York
Wednesday, December 18, 2024

Buy now

AGK-ja dënon gjuhën fyese të Nexhmedin Spahiut kundër komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

- Advertisement -

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur i indinjuar me gjuhën fyese dhe të papranueshme të profesorit të shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, kundër komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.

Në komunikatën e AGK-së thuhet se në dy paraqitje mediale në ditët e fundit, Spahiu ka përdorur fjalor ofendues dhe diskriminues në raport me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në vendin tonë.

AGK-ja e fton zotin Spahiu të kërkojë falje publike për fjalorin, dhe nga mediat që të punojnë për të mos lejuar hapësirë të një gjuhe që cenon integritetin e qytetarëve të Kosovës të këtij komuniteti.

AGK-ja gjithashtu kërkon nga KPM-ja dhe KMSHK-ja të monitorjnë gjuhën e urrejtes ndaj komuniteteve në media.

Nëpërmjet disa bashkëpunimeve dhe aktiviteteve, AGK-ja angazhohet vazhdimisht për përfshirjen e të tri komuniteteve, rom, ashkali dhe egjiptian në jetën publike të Kosovës dhe kundër përdorimit të gjuhës fyese dhe përjashtuese ndaj tyre

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit