15.3 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

AGK i reagon Bashës: E tregoi hapur tendencën për të kontrolluar përmbajtjen editoriale të Transmetuesit Publik

- Advertisement -

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) i është kundërpërgjigjur deputetit të VV-së, Dimal Basha, pas reagimit të tij në Facebook, përmes të cilit ai mundohet të arsyetojë qasjen e papranueshme në studion e Radio Televizionit publik të Kosovës ndaj gazetarit pas pyetje që iu bë në lidhje me Asociacionin si kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

AGK, në reagimin e tyre në Facebook, ka thënë se kundërpërgjigja e Bashës “tregon hapur tendencën për të kontrolluar përmbajtjen editoriale të Transmetuesit Publik, duke ndërhyrë në atë se çka konsiderohet prioritet për t’u trajtuar dhe për t’u raportuar. Ngjashëm vepron edhe me AGK-në, kur provon të tregojë se çfarë duhet të bëjë dhe si duhet të sillet e të veprojë.”

Asociacioni i Gazetarëve ka ftuar deputetin Basha për përmbajtje “nga seria e sulmeve, si ndaj AGK-së, ashtu edhe ndaj medieve, duke e përfshirë Transmetuesin Publik, RTK.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit