22.6 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Agjenti i Theo Hernandez lumturon tifozët e Milanit: Ai mund të qëndrojë këtu përgjithmonë

- Advertisement -

“Çdo lojtar ka një ekip në të cilin ai gjen habitatin e tij, identitetin e tij. Që kur mbërriti në Milano, Theo është ndjerë i identifikuar dhe i dashur nga Maldini, Massara dhe nga i gjithë ambienti, të gjithë tifozët.

Ishte një kombinim perfekt për të zhvilluar karrierën e shkëlqyer që po bën. Nuk mund të harrojmë se ai ishte një element themelor i rikthimit të Milanit në kampion të Italisë pas një dekade, një sukses i arritur me shumë lojtarë të rinj.

Nga Theo te Tonali, Tomori, Bennacer e Leao. Të gjithë kanë talent dhe janë të rinj, një situatë perfekte për t’u përmirësuar. Ai është rritur shumë në San Siro, është shumë i lumtur me qytetin dhe klubin. Nëse skuadra vazhdeon të rritet siç po bën ai, nuk e përjashtoj mundësinë që ai të qëndrojë aty përgjithmonë. Në futboll nuk e di se çfarë mund të ndodhë”, tha agjenti i Theo, Manuel Garcia Quilon.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit